Mentor Isufi: Prishtina meriton më shumë, e unë dua të kontribuoj për ta bërë atë realitet

Mentor Isufi: Prishtina meriton më shumë, e unë dua të kontribuoj për ta bërë atë realitet

Mentor Isufi, kandidat për Asamblenë Komunale të Prishtinësvjen në zgjedhjet lokale me vizionin për një qytet më funksional dhe më afër qytetarit, me mbi 25 vite përvojë në menaxhim, logjistikë, transport publik dhe administratë, përcjell Periskopi.

Përveç tjerash, Isufi ka ndërtuar një karrierë të gjerë në institucione publike, kompani private dhe organizata ndërkombëtare, duke fituar përvojë të çmuar në menaxhim strategjik dhe udhëheqje ekipesh. Momentalisht ai ushtron detyrën e Drejtorit të Mirëmbajtjes në ndërmarrjen publike “Trafik Urban”, ndërsa më herët ka mbajtur pozitat e Drejtorit të Operativës dhe Ushtruesit të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv në të njëjtën ndërmarrje.

“Çdo ditë punoj për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve për qytetarët tanë,” – thekson Isufi, duke shtuar se përvoja e tij profesionale është bazuar në përkushtim, përgjegjësi dhe rezultat konkret.

Ai  ka qenë pjesë e disa prej kompanive dhe organizatave më të njohura si Citroën – Delfin Auto, Porsche Kosova, Kosova Motors, EU–GIZ dhe Doctors of the World/USA, ku ka mësuar se ndryshimi i qëndrueshëm kërkon vizion, punë të ndershme dhe bashkëpunim.

Isufi garon me numër 44 si kandidat për Asamble Komunale në Prishtinë nga partia Lidhja e Prishtinës 115, ku synon që këtë përvojë shumëvjeçare ta vërë në shërbim të qytetit dhe komunitetit të tij.

“Prishtina meriton më shumë. Dua të kontribuoj për një Prishtinë më të drejtë, më funksionale dhe më afër qytetarit. Bashkë mund ta bëjmë ndryshimin,” – përfundon Isufi.

Shpërndaje në: