Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar për vjedhje në Ferizaj
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, pas autorizimit të Prokurorisë Themelore, për publikimin e fotografive të disa personave që janë në kërkim.
Sipas njoftimit, dyshohet se më 24 shtator 2025, rreth orës 13:30, në fshatin Bibaj të Ferizajt, disa persona kanë kryer veprën penale “Vjedhje”. Deri më tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar, përcjell Periskopi.
Policia apelon që kushdo që ka informacione për identitetin apo vendndodhjen e tyre të kontaktojë: stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, ose në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.



