Ismaili i drejtohet Ramës: Sillesh sikur po garon për herë të parë, nuk po tregon çka ke realizu

Ismaili i drejtohet Ramës: Sillesh sikur po garon për herë të parë, nuk po tregon çka ke realizu

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në debatin për kryeqytetin tha se realiteti në Prishtinë është krejt ndryshe nga ai që paraqitet nga kryetari aktual Përparim Rama dhe ekipi i tij.

“Sot, realiteti në Prishtinë është për plane që thuhet se do të ndodhin, por që nuk po ndodhin. Durimi i qytetarëve ka mbaruar, ka ardhur koha për ndryshim,” tha Ismaili.

Ai shtoi se kryetari aktual merret me një faqe interneti të cilën e ka krijuar që paraqet një version fiktiv të qytetit. “Ka krijuar një website që nuk e pasqyron realitetin e Prishtinës. Ai shtiret sikur i ka realizuar projektet, dhe anëtarët e kabinetit të tij shtiren sikur e besojnë,” tha Ismaili.

Shpërndaje në: