Lamine Yamal do të jetë i gatshëm për El Clasicon
Pasi Hansi Flick hodhi dyshime mbi disponueshmërinë e Lamine Yamal për El Clasicon më 26 tetor, lajmet e fundit janë inkurajuese. Sipas të përditshmes madrilene Marca, sulmuesi i ri spanjoll jo vetëm që mund të jetë gati për këtë përballje kundër Real Madridit, por edhe të kthehet në fushë më herët, në ndeshjen kundër Gironas.
Yamal, i cili po i nënshtrohet një programi intensiv rehabilitimi, mund të kthehet në stërvitjen e ekipit që më 18 tetor dhe të marrë pjesë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Olympiacos dhe El Clasico në Bernabeu.
18-vjeçari nuk udhëtoi me ekipin kombëtar spanjoll, i cili fillimisht e kishte thirrur përpara se ta lironte për shkak të një rikthimi të dëmtimit të tij.



