Dy vjet më vonë: A do ta shfrytëzojnë Izraeli dhe Hamasi mundësinë për t’i dhënë fund luftës?

Dy vjet më vonë: A do ta shfrytëzojnë Izraeli dhe Hamasi mundësinë për t’i dhënë fund luftës?

Pas dy vjetësh lufte, ekziston një mundësi për një marrëveshje që mund t’i japë fund vrasjeve dhe shkatërrimit në Gaza, dhe që do të mundësonte kthimin e pengjeve izraelitë — të gjallë dhe të vdekur — tek familjet e tyre.

Është një mundësi historike, por nuk është e sigurt nëse Izraeli dhe Hamasi do ta shfrytëzojnë, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Është një rastësi e zymtë që bisedimet po zhvillohen pikërisht dy vjet pas sulmit të Hamasit që shkaktoi një traumë të thellë për izraelitët, e cila mbetet ende e gjallë.

Më 7 tetor 2023, sulmet e Hamasit vranë rreth 1,200 persona, shumica civilë izraelitë, dhe 251 të tjerë u morën peng.
Izraelasit vlerësojnë se rreth 20 pengje janë ende gjallë, ndërsa kërkojnë kthimin e trupave të 28 të tjerëve.

Përgjigjja ushtarake e Izraelit ka qenë shkatërrimtare: është rrënuar pjesa më e madhe e Gazës, ndërsa më shumë se 66,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë, përfshirë mbi 18,000 fëmijë.

Këto të dhëna vijnë nga ministria e shëndetësisë në Gaza, që është pjesë e asaj që ka mbetur nga administrata e Hamasit.
Statistikat e saj zakonisht janë konsideruar të besueshme, dhe një studim i revistës mjekësore “The Lancet” në Londër ka sugjeruar madje se shifrat mund të jenë më të ulëta se realiteti.

Shpërndaje në: