Ferit Idrizi prezanton projektin për Stacionin e Autobusëve: “Pas 12 tetorit, e bëjmë realitet”
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka prezantuar projektin për ndërtimin e një stacioni modern të autobusëve, një kërkesë e kahmotshme e qytetarëve.
Ai tha se ky projekt është pjesë e zotimeve të tij për mandatin e dytë, duke premtuar realizimin pas zgjedhjeve të 12 tetorit.
“Do të jetë mandat i punëve të mëdha, e stacioni është vetëm fillimi,” ka deklaruar Idrizi.



