Qeveria në detyrë pak para zgjedhjeve ndan nga 100 euro për studentët, Mustafa: Është praktikë e Kurtit për t’u hedhur hi syve qytetarëve

Qeveria në detyrë pak para zgjedhjeve ndan nga 100 euro për studentët, Mustafa: Është praktikë e Kurtit për t’u hedhur hi syve qytetarëve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë një vendim anipse si qeveri në detyrë.

Qeveria ka vendosur që t’i ndajë nga 100 euro për të gjithë studentët.

Për këtë vendim të qeverisë ka reaguar aëtari i Kryesisë së Partisw Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se ky është rikthim praktikës së tij për t’u hedhur hi syve qytetarëve,

“Albin Kurti, i cili të rinjve kosovarë po ua humb çdo shpresë për t’u zhvilluar e për të jetuar mirë në Kosovë, sot i është kthyer praktikës së tij për t’u hedhur hi syve qytetarëve, me nga 100 euro për studentët, në prag të zgjedhjeve. Studentët tanë kanë nevojë për një shtet që funksionon, që krijon mundësi reale për zhvillim dhe që siguron vende pune për një jetë me dinjitet. Studentët tanë nuk mashtrohen!”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë:

Qeveria në detyrë pak para zgjedhjeve ndan nga 100 euro për studentët

Shpërndaje në: