Kur universiteti bëhet lavatriçe politike e turpit publik
Shkruan: Ndue UKAJ
Kur Universiteti shërben si lavatriçe për të shpërlarë ndytësira politike, më nuk kemi të bëjmë me krizë, por me një gjendje të tmerrshme kulturore e etike, të një shoqërie të deformuar deri në palcë.
Universiteti i Prishtinës, me nderimin që sot u bëri dy njerëve pa asnjë cilësi në fushën të dijes e të Res Publicas, iu propozon të rinjve dhe studentëve të këtij vendi, si modele, profilet e egërshanëve, mendjeve të cekëta dhe atyre që shkollë jete e kanë urrejtjen e destruktivitetin.
Po, sepse, Kurti e Osmani meritojnë mirënjohje e nderim për gjuhën e pjerdhur politike e sociale.
Meritojnë nderim për standardet më joetike që kanë zhvilluar në këtë vend.
Për gënjeshetra pafund.
Për keqqeverisje brutale.
Për rrënimin e raporteve të Kosovës me botën.
Për përlyerjen me zyft të zi të historisë më pozitive të vendit tonë.
Në këtë gjendje, kaq amorfe e kaq të përdalë, nuk është shqetësues fakti se drejtuesit e Universitetit, nuk kanë sitë diturore e as standarde etike. Ata demonstrojnë atë që dinë të bëjnë më së miri: zellin e shërbimeve. Se janë të cekët e mendje të shtrembëta.
Ama të trishton heshtja e shurdhëria e qindra mendjeve të tjera, që supozohet se të drejtën e mendimit e të shprehjes, nuk e kanë deleguar në oborrin ndyrë të pushtetit.
Akti i sotshëm nuk është vetëm akt turpi, por shenjë e një gjendje të pashpresë të shoqërisë sonë.
Ky akt tregon baltën kultutor e etike, në të cilën është katandisë vendi ynë, e të cilin, askush nuk e ka deformuar më shumë – këto gjashtë vite – se këto dy figura politike pa cilësi, që u nderuan sot.
Të nderososh dy poiltikanë destruktivë e pa cilësi, në këtë gjendje anarkie politike në vend, dhe në kohë fushatash elektorale, kjo tregon ligësi brutale.
Nejse, me gjasë është e aksimotike shprehja: se njerëzit u gëzohen të ngjashmëve, pra, njerëzit pa cilësi, i nderojnë njerëzit pa cilësi. Se në ta shohin vetveten. Stërkeqjen e tyre.



