Mentor Isufi: Familja, miqtë dhe puna janë shtyllat që më japin forcë e motivim çdo ditë
Mentor Isufi, kandidat për Asamblenë Komunale të Prishtinës vjen në zgjedhjet lokale me vizionin për një qytet më funksional dhe më afër qytetarit, me mbi 25 vite përvojë në menaxhim, logjistikë, transport publik dhe administratë, përcjell Periskopi.
Isufi ka shkruar se familja, miqtë dhe puna janë shtyllat që i japin forcë e motivim çdo ditë.
“Në çdo moment, qoftë në tavolinë pune apo në një bisedë të lirë me njerëzit e mi të dashur, mendja më shkon te ajo që dua më shumë, ta bëjmë Prishtinën një vend më të mirë”, ka shkruar Isufi.
Postimi:
Këto janë shtyllat që më japin forcë e motivim çdo ditë: familja, miqtë dhe puna.
Në çdo moment, qoftë në tavolinë pune apo në një bisedë të lirë me njerëzit e mi të dashur, mendja më shkon te ajo që dua më shumë, ta bëjmë Prishtinën një vend më të mirë.
Sidomos kur bëhet fjalë për transportin dhe trafikun, sfidat me të cilat merrem çdo ditë në punën time dhe që e di sa shumë ndikojnë në jetën e secilit prej nesh.
Voto: Lidhja e Prishtinës Nr. 115
Mentor Isufi Nr. 44



