Kapet mall i falsifikuar në kufi – Dogana e Kosovës ndalon katër raste brenda një muaji
Dogana e Kosovës ka parandaluar katër tentativa për import të mallrave të falsifikuara gjatë muajit shtator.
Në kuadër të kontrolleve të zhvilluara, janë ndaluar sasi të konsiderueshme të produkteve të dyshuara si pirate:
300 jelekë dimërorë me logon “Moncler”
300 palë atlete me logot “Adidas”, “Reebok” dhe “Miu Miu”
5,180 palë çorape me markat “Nike”, “Calvin Klein”, “Reebok” dhe “U.S. Polo Assn”
225 veshje tekstili me markën “Stone Island”
Sipas njoftimit zyrtar, këto ndërhyrje janë rezultat i analizës së avancuar të riskut dhe vigjilencës së oficerëve doganorë, të cilët kanë parandaluar që produktet e falsifikuara të hyjnë në tregun kosovar.
Dogana deklaron se përmes këtyre veprimeve po mbron konsumatorët nga produktet e rrezikshme dhe po garanton respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale në vend.



