Agim Aliu njofton për nisjen e ndërtimit të kopshtit për fëmijë në fshatin Dardani

Agim Aliu njofton për nisjen e ndërtimit të kopshtit për fëmijë në fshatin Dardani

Kandidati për kryetar të Komunës së Ferizajt nga radhët e PDK’së, Agim Aliu, ka njoftuar se është vënë gurthemeli i kopshtit për fëmijë në fshatin Dardani.

Aliu ka bërë të ditur se ndërtimi i kësaj çerdheje është bashkëfinancim i komunës me Ministrinë e Arsimit.

“Nisi ndërtimi i kopshtit për fëmijë në fshatin Dardani. Bashkë me Ministren Arbërie Nagavci, vumë sot gurthemelin e kopshtit për fëmijë në fshatin Dardani, bashkëfinancim i Komunës me Ministrinë e Arsimit, kërkesë kjo e angazhim i komunitetit të fshatrave të kësaj zone, strehë kjo e ngrohtë për qindra fëmijë të kësaj zone”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: