Kupina: Lidhja e Prishtinës do të mbështes qytetarët me grante dhe subvencione
Fehmi Kupina, kandidat nga Lidhja e Prishtinës, ka vizituar Nusret Stubllën, kandidat për Kuvend Komunal i cili udhëheq biznesin New Clothing në Bardhosh.
“Ishte kënaqësi të shoh një punë të mirë, prodhim të mirë, dhe punësim për qytetarët tanë”, ka shkruar ndër të tjerash, Kupina.
Postimi:
Vizitova Nusret Stubllën, kandidatin tonë për Kuvend Komunal, i cili udhëheq një biznes të suksesshëm, New Clothing, në Bardhosh. Ai shpjegoi proceset e punës për të mbajtur biznesin e tij në funksion.
Ishte kënaqësi të shoh një punë të mirë, prodhim të mirë, dhe punësim për qytetarët tanë. Lidhja e Prishtinës do të mbështes qytetarët tanë me grante dhe subvencione për të ofruar perspektivë dhe realizim të ideve të tyre.



