Militanti i Albin Kurtit, Rron Gjinovci, lutet që në Deçan të fitojë Natyra Kuçi
Rron Gjinovci, i njohur si militant i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook ka dhënë një prognozë për ngrënditjen e kandidatit për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama dhe kandidates Natyra Kuçi për kryetare të Deçanit.
Sipas Gjinovcit, Rama, në zgjedhjet e 12 tetorit do të dalë i treti, kurse do t’i fitojë Kuçi zgjedhjet.
Postimi i plotë:
Në këto zgjedhje lokale dy sene janë me randësi me ndodhë të cilat kishin me kallxu që Kosova ka përparu dhe që njerëzit ma nuk i hajë foret:
- Përparim Rama me dalë i treti;
- Natyra Kuçi me fitu në Deçan .



