Arian Tahiri takohet me artistë të Mitrovicës: Do ta pasurojmë jetën kulturore anekënd qytetit

Arian Tahiri takohet me artistë të Mitrovicës: Do ta pasurojmë jetën kulturore anekënd qytetit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka theksuar përkushtimin e tij për zhvillimin e jetës kulturore në qytet, gjatë një takimi me artistë dhe krijues lokalë.

“Mitrovica ka histori, ka krijimtari dhe ka artistë. Disa prej tyre i takova sot,” tha Tahiri në një postim në rrjetet sociale.

Ai premtoi që qyteti do të gjallërohet me festivale, ekspozita, skena të hapura dhe kujdes të veçantë për trashëgiminë historike.

Postimi i plotë:

Mitrovica ka histori, ka krijimtari dhe ka artistë. Disa prej tyre i takova sot. Ne do ta pasurojmë jetën kulturore anekënd Mitrovicës me festivale, ekspozita, skena të hapura dhe kujdes të veçantë për trashëgiminë historike.

Gjithmonë për artin dhe kulturën. Gjithmonë për ty, Mitrovicë! #PDK191

Shpërndaje në: