Lëvizja për Bashkëveprim i bashkohet programit të LDK-së në Fushë-Kosovë: “Bashkë për zhvillim të barabartë dhe gjithëpërfshirës”
Kandidati për kryetar të komunës së Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, ka njoftuar se është bashkuar edhe Lëvizja për Bashkëveprim.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se gjatë këtij takimi është dakurduar për një agjendë të përbashkët.
“Programit tonë qeverisës iu bashkua edhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB), me kryetarin z. Jeton Emini dhe kandidatin për Kuvendin Komunal, z. Majlind Sadriu.Në një takim të mrekullueshëm me strukturat dhe aktivistët e LPB-së, u dakorduam për një agjendë të përbashkët zhvillimi, me fokus të veçantë në përmirësimin e kushteve në lagjet e banuara nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.Bashkë për një Fushë-Kosovë gjithëpërfshirëse dhe zhvillim të barabartë për të gjithë!Me energjinë dhe përkrahjen e pashembullt të qytetarëve, fitorja më 12 tetor është e sigurt.Fushë-Kosova PËRTEJ!”, ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë:



