Një breshkë deti e rrallë gjendet e ngordhur në bregun e Vlorës

Një breshkë deti e rrallë gjendet e ngordhur në bregun e Vlorës

Një breshkë deti e llojit Caretta caretta, e njohur si një nga speciet më të rralla në Mesdhe, është gjetur e ngordhur sot në bregdetin e Vlorës.

Sipas specialistëve të mjedisit në vendin e ngjarjes, dyshohet se breshka është goditur nga ndonjë mjet lundrues ose ka gëlltitur mbetje plastike – një nga kërcënimet më serioze për faunën detare.

Breshka, me peshë rreth 50 kilogramë, është pjesë e biodiversitetit të Detit Jon dhe mbart rëndësi të veçantë ekologjike./Periskopi/

Shpërndaje në: