Uran Ismaili fton qytetarët në tubimin përmbyllës të fushatës në Sheshin “Skendërbeu”

Uran Ismaili fton qytetarët në tubimin përmbyllës të fushatës në Sheshin “Skendërbeu”

Pas një fushate të mbushur me takime dhe aktivitete në çdo lagje e fshat të kryeqytetit, kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës.

“Të premten, më 10 tetor, në ora 19:00, te Sheshi Skënderbeu, ju ftoj të gjithëve në tubimin përmbyllës të fushatës sonë frymëzuese. Javët e kaluara do të mbahen mend si javët e ndryshimit të madh në Prishtinë. Është koha të shënojmë bashkë ditën e parë të kapitullit të ri të qytetit me një tubim madhështor e plot shpresë. Është koha për Prishtinën, është koha jonë. Shihemi të premten! Hajde ma gjallë, Prishtinë, ma gjallë!” ka thënë Ismaili në ftesë.

Shpërndaje në: