Shqiptari aksidentoi për vdekje programuesin italian të kompjuterëve dhe u arratis, akuzohet për mosdhënie ndihme
Një shqiptar që jetonte dhe punonte në Itali u dorëzua në polici, pasi akuzohet se shkaktoi në gjendje të dehur aksidentin me pasojë vdekjen e një 45-vjeçari vendas, baba i tre fëmijëve dhe programues kompjuterash, teksa u plagos edhe gruaja e viktimës dhe një nga fëmijët, që po mjekohen në spital.
41-vjeçari pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të dielën, është arratisur nga vendngjarja në momente traume, duke mos i dhënë ndihmë të aksidentuarit, që më pas humbi jetën në spitalin e San Benedetto.
I arrestuari është A.K., kurse viktima Emidio Croce (në foto). Prokuroria e Teramos ka regjistruar procedimin penal dhe po kryen hetimet, teksa ndaj shqiptarit do rëndojë edhe akuza e mosdhënies së ndihmës.
Megjithatë, nuk ka asnjë gjurmë të personit tjetër i cili, së bashku me shoferin e “Mercedes Class A”, i cili përplasi makinën “Mercedes GLB SUV”, me të cilën udhëtonte familja Croci, ikën në fshatrat përreth.
Sipas prokurorisë, shqiptari po drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Dosja e gjyqtarëve së shpejti do të përfshijë të gjithë informacionin e nevojshëm për të rindërtuar rrethanat dhe përgjegjësitë pas aksidentit të tmerrshëm: Croci, një programues kompjuterash dhe baba i tre fëmijëve, vdiq si pasojë e lëndimeve të rënda të pësuara në aksident.
Në makinë me të, pas një mbrëmjeje të kaluar në restorantin “Al Braciere”, ishin gruaja dhe një nga fëmijët e tij, më i vogli prej të cilëve ishte 11 vjeç./Periskopi/




