Rrahim Tërnava: Pastërtia dhe mirëmbajtja e mjedisit janë prioritet për Fushë Kosovën

Rrahim Tërnava: Pastërtia dhe mirëmbajtja e mjedisit janë prioritet për Fushë Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava, ka zhvilluar takim me familjarët dhe miqtë e kandidatit për Kuvendin Komunal, Alban Fazliu, ku mori pjesë edhe deputetja Blerta Deliu.


Në këtë takim është diskutuar për një nga temat më të rëndësishme për qytetin – pastërtinë dhe mirëmbajtjen e mjedisit.

“Në planin tonë përfshihet blerja e kamionëve të rinj dhe krijimi i një sistemi efikas të menaxhimit të mbeturinave, për të siguruar pastërti në çdo lagje dhe respekt për çdo familje të Fushë Kosovës,” ka deklaruar Tërnava.

Shpërndaje në: