Idrizi takon veteranët dhe familjarët e dëshmorëve të UÇK-së: Në çdo fjalë të tyre ndjeva përkushtimin dhe dashurinë për vendin
Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka vizituar veteranët dhe familjarët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Idrizi ka shkruar se ndjeu përkushtimin dhe dashurinë e tyre për vendin.
Postimi:
Nder dhe emocion i veçantë të takoj shokët e idealit, njerëzit që mbajnë mbi supe historinë e lirisë tonë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjet e dëshmorëve.
Në çdo fjalë të tyre ndjeva përkushtimin dhe dashurinë për vendin, por edhe mbështetjen e madhe për punën tonë të përbashkët këto katër vite. Kjo përkrahje ka vlerë të jashtëzakonshme për mua, sepse vjen nga ata që sakrifikuan më shumë se kushdo për Kosovën.
Faleminderit nga zemra për besimin e dhënë.



