AGK kundërshton mosakreditimin e mediave në gjuhën serbe për zgjedhje
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos akredituar asnjë media në gjuhën serbe për zgjedhjet e 12 tetorit.
Sipas AGK-së, refuzimi i dhjetëra kërkesave të mediave serbe është i paprecedent dhe duket të ketë motive politike e etnike, përcjell Periskopi.
AGK thekson se qytetarët serbë kanë të drejtë kushtetuese të informohen në gjuhën e tyre dhe u bën thirrje mediave të refuzuara të ankohen në PZAP, duke kërkuar që vendimi i KQZ-së të rrëzohet urgjentisht.



