Sagdani: Kryetarët u ndërruan, ndryshimet s’po shihen

Sagdani: Kryetarët u ndërruan, ndryshimet s’po shihen

Kandidati i AAK-së për Asamblenë e Kuvendit të Prizrenit, Hasan Sagdani ka kritikuar qeverisjet e kaluara në Prizren.

Ai ka thënë se kryetarët janë ndërruar, por ndryshimet nuk janë parë asnjëherë, përcjell Periskopi.

Postimi i tij:

Kohën e Ramadan Mujës, Prizreni dëgjoi shumë premtime e pak punë.

Rrugët u hapën e u lanë përgjysmë, kanalizimi mbeti problem, uji me orar.

U fol për zhvillim e modernizim, por qyteti mbeti peng i interesave partiake.

Mytaher Haskuka premtoi ndryshim, por ndryshoi vetëm slogani.

Uji prapë problem, kanalizimi s’funksionon, rrugët me gropa, e qytetarët me durim që po shteron.

20 vjet premtime nga të gjithë, por Prizreni hala në vend numëron!

Shaqir Totaj erdhi me premtime për ndryshim, por qyteti po përballet me të njëjtat probleme – ujë, kanalizim, asfalt.

Qytetarët kanë pritur rezultate, jo justifikime.

Koha po kalon, por ndryshimi s’po shihet.

As parkingje nëntokësore, as projekte të mëdha – vetëm premtime që mbetën në ajër!

Voto 174Besnik Krasniqi

Voto 174 Hasan Sagdani

Shpërndaje në: