Dojna Mema: Kiara Tito më ka hequr nga rrjetet sociale, nuk e di pse
Moderatorja e njohur shqiptare, Dojna Mema, ka dhënë së fundmi një deklaratë që ka tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale.
Gjatë një interviste për emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ajo është pyetur për marrëdhëniet me kolegët e ekranit dhe nuk ka nguruar të ndante një detaj që ka surprizuar ndjekësit.
“Kiara më ka hequr nga followers dhe nuk e di pse. Atë vit nuk kam bërë as Fun Club, nuk kam ndjekur as Big Brother, nuk kam thënë asgjë për askënd. Nuk e di, ndoshta padashje”, ka thënë ajo.
Moderatorja ka theksuar se marrëdhënia e saj me Kiara Titon gjithmonë ka qenë e qetë dhe e respektueshme.
Ajo shtoi se e vlerëson për rrugëtimin e saj profesional dhe për arritjet në ekran, duke nënvizuar: “Nuk kam pasur kurrë asgjë për t’i thënë keq”.
Dojna pohoi se këto lloj detajesh nuk ndikojnë në marrëdhëniet e saj personale dhe profesionale, dhe se çdo gjest në rrjetet sociale nuk e shqetëson.



