Paul Pogba ha torte dhe shikon Lazio – Napoli me ‘gol-geterin’ Lukaku (Foto/Video)
Sulmuesi i Everton, Romelu Lukaku dhe ylli i Manchester United, Paul Pogba vazhduan miqësin e tyre të ngrohtë edhe të dielen mbrëma.
Ata ndjekën bashkë ndeshjen e mbrëmshme të Serie A në mes Napolit dhe Lazios.

Më herët gjatë ditës të dy ata korrën fitore me skuadrat e tyre të Man United dhe Evertonit, respektivisht.

Lukaku postoi disa foto dhe një video në profilin e tij në rrjetin social, Instagram, ku mund të shihen dy futbollistët tek rrinë bashkë, transmeton Periskopi.

Pogba dhe skuadra e tij nga Old Trafford renditen në vendin e pestë në tabelë, ndërsa Lukaku me Evertonin në vendin e shtatë. /Periskopi/



