As kryetari i Listës Serbe nuk i merr votat për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës
Kryeparlamentari Dimal Basha ka kërkuar nga komuniteti serb në Kuvend që t’ia dorëzojnë emrin e dytë për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
Pas dështimit të Sllavko Simiq, nga Lista Serbe doli Igor Simiq, ku propozoi kandidatin e tyre, Sllatan Elek.
Elek në raudin e parë ka marrë 9 vota për, 54 kundër dhe 42 abstenime.
Edhe në herën e dytë Elek ka marrë 9 vota për, 53 kundër dhe 42 abstenime.
Ndërsa, në tentimin e tretë Elek ka marrë 9 vota për 53 kundër dhe 41 abstenime./Periskopi/



