Besnik Osmani takon banorët e Bresjes: Dialogu i hapur me qytetarët është përparësi
Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Bresje.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se gjatë takimit me banorët është diskutuar për projektet dhe zhvillimin e kësaj zone.
“Zhvilluam një takim me banorët e lagjes Bresje, në kuadër të vizitave tona të rregullta në terren. Diskutuam për projektet që janë në zhvillim dhe për nevojat e reja të kësaj zone.Dialogu i hapur me qytetarët mbetet ndër përparësitë tona kryesore, për të ndërtuar një mjedis më të mirë e më funksional për të gjithë.Fushë Kosova PËRTEJ! ✌️”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:



