Listës Srpska nuk i votohet asnjë deputetë për nënkryetar, VV kundër, PDK e LDK abstenojnë

Listës Srpska nuk i votohet asnjë deputetë për nënkryetar, VV kundër, PDK e LDK abstenojnë

Kryeparlamentari i Kosovës, Dimal Basha, ka kërkuar nga komuniteti serb në Kuvend që t’ia dorëzojnë emrin e kandidatit të tyre për nënkryetar të këtij institucioni.

Nga Lista Srpska, deputeti i kësaj partie, Igor Simiqi, propozoi emrin për nënkryetar të Kuvendit nga minoriteti serb, shkruan Periskopi.

Kandidati i propozuar i Listës Srpska ishte sikurse herën e kaluar, Sllavko Simiq, i cili dështoi të marrë votat e nevojshme.

Për të votuan 9 për, 54 kundër dhe 42 abstenime.

Edhe në herën e dytë Simiq ka marrë 9 vota për, 54 kundër dhe 41 abstenime.

Ndërsa, në tentimin e tretë Simiq ka marrë 9 vota për 53 kundër dhe 42 abstenime

Sërish Kryeparlamentari Basha ka kërkuar nga komuniteti serb në Kuvend që t’ia dorëzojnë emrin e dytë për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Pas dështimit të Sllavko Simiq, nga Lista Serbe u propozua Sllatan Elek.

Elek në raudin e parë mori  9 vota për, 54 kundër dhe 42 abstenime.

Edhe në herën e dytë Elek ka marrë 9 vota për, 53 kundër dhe 42 abstenime.

Ndërsa, në tentimin e tretë Elek ka marrë 9 vota për, 53 kundër dhe 41 abstenime.

Ndërsa, e propozuara e radhës ishte deputetja e Kuvendit të Kosovës,  Liljana Stevanoviq.

Stevanoviq dështoi tri herë. As kjo nuk arriti votat e mjaftueshme për pozitën e nënkryetares së Kuvendit.

Edhe deputetja e radhës Verica Çeraniq dështojë plotë tre herë.

Si kolegët paraprakë të Listës Serbe dështoi  edhe Miljana Nikoliq. Tri herë në votim u hodh emri i saj në votim por nuk arriti t’i siguroj votat.

Fatin e njëjtë e ka pasur edhe Branislav Nikoliq. Edhe Nikoliq dështoi plotë tre herë.

Kurse, deputeti Stefan Kovaçeviq ka dështuar tre herë.

Edhe i propozuari i radhës Sërxhan Popoviq dështoi plotë tre herë.

Partia më e madhe në Kuvend, Vetëvendosje, deri më tani ka votuar kundër emrave të propozuar nga Lista Spraska, ndërsa PDK e LDK kanë abstenuar, bashkë me disa deputetë të AAK-së, që nuk kanë qenë të gjithë prezent./Periskopi/

Shpërndaje në: