Basha i kërkon ta propozojnë Rashiqin, Simiq: Po silleni si po doni, ne s’e shkelim Kushtetutën, nënkryetari i takon Srpska’s
Deputeti Igor Simiq pas ezaurimit të të gjithë kandidatëve nga partia e tij për nënkryetar të Kuvendit ka thënë se nënkryetari serb i Kuvendit i takon atyre.
“Në bazë të Kushtetutës vetëm këta kandidatë kanë të drejtën, në bazë të Rregullorësh dhe aktgjykimit. E gjitha tjetër është shkelje,. Mos e bëni këtë diçka që është e qartë i takon Listës Srpska”.
“Po sillni siç doni, ne nuk do të bëjmë diçka që është në kundërshtim. Përsëri e propozojmë Sllavko Simiq, ne s’marrim pjesë në shkeljen e Kushtetutës dhe nuk na detyroni në këtë gjë”./Periskopi/



