Kuçi: Në 2 ditët e fundit të fushatës, pushteti aktual, ka filluar duke shtruar asfalt nëpër prona publike e private!

Kuçi: Në 2 ditët e fundit të fushatës, pushteti aktual, ka filluar duke shtruar asfalt nëpër prona publike e private!

Kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, ka thënë se pushteti në ikje nuk realizoi asnjë projekt për qytetarët e Junikut.Kuçi tha se të njëjtit në 2 ditët e fundit të fushatës kanë filluar duke shtruar asfalt nëpër prona publike e private me tentimin për të bindur qytetarët për ti votuar.

Ai tha se kjo është një qasje jo e ndershme ne garë elektorale, ku keqpërdoret paraja publike për interesa partiake.

“Përderisa viteve të kaluara të kësaj qeverisje mjetet e buxhetit të Komunës së Junikut kanë shkuar në suficit për shkak të mospunës e keqmenaxhimit, duke humbur edhe grantet e përformancës tani ky pushtet po tenton të mashtroj dhe imponoj vullnetin e mënyrën e votimit të qytetarëve me punë të vonuara.Për 4 vite nuk u panë makineritë as puna e këtij pushteti, ndërsa tani në ditët e fundit para humbjes së turpshme bëjnë atë që dinë më së miri, mashtrimin” shkruan Kuçi.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Të gjithë jemi dëshmitarë të mospunës së kësaj qeverisje në komunën e Junikut, ku për 4 vite përveç projekteve të vazhduara të Kryetarit Agron Kuçi, pushteti në ikje nuk realizoi asnjë projekt për qytetarët e Junikut.Tani kur kemi hyrë në 2 ditët e fundit të fushatës pushteti i mospunës e propagandës ka filluar duke shtruar asfalt nëpër prona publike e private me tentimin për të bindur qytetarët për ti votuar, një qasje jo e ndershme ne garë elektorale, ku keqpërdoret paraja publike për interesa partiake.
Përderisa viteve të kaluara të kësaj qeverisje mjetet e buxhetit të Komunës së Junikut kanë shkuar në suficit për shkak të mospunës e keqmenaxhimit, duke humbur edhe grantet e përformancës tani ky pushtet po tenton të mashtroj dhe imponoj vullnetin e mënyrën e votimit të qytetarëve me punë të vonuara.Për 4 vite nuk u panë makineritë as puna e këtij pushteti, ndërsa tani në ditët e fundit para humbjes së turpshme bëjnë atë që dinë më së miri, mashtrimin!
Qytetarët e Junikut janë të vendosur për ndryshim i cili do të ndodhë me 12 tetor dhe asgjë nuk mund ta ndalë fitoren e Aleancës dhe Kryetarit të sukseseve Agron Kuçi.
Voto 🗳️Agron Kuçi 174

Shpërndaje në: