Besnik Osmani nis projektin për internet falas në rrugën “Dardania”
Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani ka njoftuar për projektin për internet falas në rrugën “Dardania”.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka premtuar se të gjitha rrugët do kenë internet falas.
“Sot kemi filluar projektin për internet falas në rrugën Dardania!Shumë shpejt, të gjitha rrugët përreth do të kenë internet falas”, ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë:



