Kosova gati për sfidën me Slloveninë, ka bilanc më të mirë në 5 ndeshjet e fundit
Kombëtarja e Kosovës është gati për njërën ndër sfidat më të rëndësishme kualifikuese.
‘Dardanët’ do të përballen sonte me Slloveninë, një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante, shkruan GazetaBlic Sport, transmeton Periskopi.
Bazuar tek forma e dy kombëtareve, Kosova është më e avantazhuar, duke siguruar katër fitore dhe vetëm një humbje, në 5 ndeshjet e fundit.
Në anën tjetër, Sllovenia ka 3 fitore, një barazim dhe një humbje, kurse ka bilanc 100% në dy përballjet me Kosovën.




