Sondazhi i UBO Consulting: Imri Ahmeti fiton me 58.5% në raundin e parë
Sipas një hulumtimi të realizuar nga UBO Consulting, të cilin e posedon portali ORAinfo dhe që është konfirmuar zyrtarisht nga vet kompania, kryetari aktual i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, pritet të fitojë në raundin e parë të zgjedhjeve të 12 tetorit.
Të dhënat e sondazhit tregojnë se Ahmeti gëzon 58.5% të mbështetjes së qytetarëve, duke e pozicionuar atë dukshëm përpara kundërkandidatëve të tij.
Në pjesën e raportit zyrtar të UBO Consulting, që gjendet në posedim të redaksisë sonë, konfirmohet qartë ky rezultat, duke dëshmuar një epërsi të konsiderueshme të LDK-së dhe kandidatit të saj në prag të zgjedhjeve lokale, raporton ORAinfo, transmeton Periskopi.
Ky sondazh është realizuar gjatë periudhës së fundit para fushatës përfundimtare, dhe sipas burimeve nga UBO Consulting, metodologjia e përdorur është bazuar në një kampion përfaqësues të qytetarëve të Komunës së Lipjanit.



