Kreshnik Vezvesja (AAK), u bën thirrje qytetarëve të Prishtinës ta votojnë për një kryeqytet më të mirë
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Kreshnik Vezvesja, ka publikuar një postim në rrjete sociale ku u bën thirrje qytetarëve që ta përkrahin në zgjedhjet lokale që mbahen të dielën, më 12 tetor.
Në postimin e tij, Vezvesja e përshkruan Prishtinën si “qytetin më të ambël në botë” dhe shpreh përkushtimin për të punuar në mirëmbajtjen dhe mirëqenien e kryeqytetit.
“Ju që dini çka është mirë dhe civilizim, u ftoj të më votoni për t’ju shërbyer”, shkruan ai, duke kërkuar përkrahje përmes numrit të kandidimit 174-44, me përfundimin motivues: “Bekë Berisha e bon 🤜🤛!”.



