Fehmi Kupina falënderon qytetarët për takimet, i fton ata ta votojnë Lidhjen e Prishtinës: Na keni mikpritë siç i ka hije traditës shqiptare
Fehmi Kupina, nga Lidhja e Prishtinës, ka falënderuar qytetarët për takimet që ka zhvilluar me ta gjatë 30 ditëve të fushatës për zgjedhjet e së dielës.
Ai ka ftuar qytetarët që ta votojnë Lidhjen e Prishtinës.
“Për më shumë se 30 ditë ishim bashkë deri në orët e vona, në çdo rrugë të qytetit e të fshatrave. Na keni mikpritë siç i ka hije traditës tonë shqiptare.Për këtë ju falënderoj nga zemra.Tani, ju ftoj të gjithëve që nesër të votoni për Lidhjen e Prishtinës, lidhjen e fitores, të votoni për listën më të mirë ✅️115Ju faleminderit e na priftë e mbara.#lidhjaeprishtines #prishtina #LP115”, ka shkruar Kupina.
Postimi i plotë:



