Zelensky flet me Trumpin pas sulmeve masive ruse në rrjetin energjetik

Zelensky flet me Trumpin pas sulmeve masive ruse në rrjetin energjetik

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një telefonatë me presidentin e SHBA-së Donald Trump, ku diskutuan sulmet ruse në rrjetin energjetik të Ukrainës dhe përpjekjet e SHBA-së për paqe në Lindjen e Mesme.

Bëhet e ditur se biseda vjen pas një sulmi masiv rus me dronë dhe raketa më 10 tetor që shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në Kiev dhe në të gjitha rajonet e Ukrainës.

“E informova presidentin Trump për sulmet e Rusisë ndaj sistemit tonë energjetik — dhe e vlerësoj gatishmërinë e tij për të na mbështetur”, tha Zelensky, duke e vlerësuar diskutimin si “shumë pozitiv dhe produktiv”.

Presidenti ukrainas tha se të dy diskutuan “marrëveshje konkrete” mbi forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Zelensky gjithashtu vuri në dukje se “morën sinjalet e nevojshme se SHBA po shqyrton mënyra për të forcuar bashkëpunimin me Ukrainën”.

Muajin e kaluar, administrata Trump miratoi paketën e saj të parë të mbështetjes ushtarake për Ukrainën sipas Listës së Kërkesave të Prioriteteve për Ukrainën (PURL) të financuar nga NATO.Këto furnizime përfshinin municione të mbrojtjes ajrore Patriot , një armë thelbësore për rrëzimin e raketave balistike ruse të përdorura rregullisht në sulmet ndaj Ukrainës.

Diskutimet kishin të bënin gjithashtu me furnizimin e mundshëm të raketave Tomahawk për Ukrainën.

Mbetet e paqartë nëse është marrë ndonjë vendim për këtë çështje gjatë bisedës 30-minutëshe mes homologëve./Periskopi/

Shpërndaje në: