Besnik Osmani: Ju jeni forca e vërtetë e këtij rrugëtimi, tani është koha për të vepruar

Besnik Osmani: Ju jeni forca e vërtetë e këtij rrugëtimi, tani është koha për të vepruar

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhërt e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë aktivistët, strukturat dhe qytetarët që kanë kontribuar në zhvillimin e një fushate të qetë dhe dinjitoze.

“Dua të falënderoj të gjithë vullnetarët, aktivistët, të rinjtë, strukturat, nëndegët e LDK-së dhe të gjithë simpatizantët që me përkushtim, korrektësi dhe energji pozitive kanë bërë të mundur një fushatë shembullore, të ndërtuar mbi respekt, vizion dhe dashuri për Fushë Kosovën tonë”, ka shkruar ai.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur mirënjohje të veçantë për të gjithë si dhe për kryetarin aktual Burim Berisha.

“Një falënderim i veçantë shkon edhe për të gjithë ata që kanë punuar me dekada për komunën tonë dhe për familjet e tyre, që kanë dhënë kontribut të çmuar në ndërtimin e institucioneve, besimit dhe zhvillimit të qytetit tonë.Po ashtu, respekt e mirënjohje të thellë për kryetarin z.Burim Berisha që e ka udhëhequr këtë komunë për më shumë se dy dekada, për punën, përkushtimin dhe kontributin e tij të gjatë në shërbim të qytetarëve të Fushë Kosovës.
Ju jeni forca e vërtetë e këtij rrugëtimi – dëshmia më e mirë se politika mund të bëhet me dinjitet, me ide dhe me vullnet për të sjellë ndryshim”, ka shkruar ai.

Në fund, Osmani ka ftuar të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës që të dalin në zgjedhje dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë përmes votës.

“Tani është koha për të vepruar.Ftoj çdo qytetar të Fushë Kosovës të dalë në zgjedhje dhe të shprehë vullnetin e tij të lirë, për një proces demokratik, të qetë dhe dinjitoz.Çdo votë është zëri juaj për të ardhmen, për një qytet që ecën përpara me drejtësi, transparencë dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Bashkë, e bëjmë realitet vizionin tonë të përbashkët.Fushë Kosova PËRTEJ! Lidhja Demokratike e Kosovës – 113”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: