Miliarder!? Joshua dëshiron miliardat pasi të nokautojë Klitschkon (Foto)
Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko do të ndeshen me njëri tjetrin më 29 prill të këtij viti.
27 vjeçari ka një rekord prej 18-0-0(18 nokaute), por së shpejti do të ndeshet me kundërshtarin më të fortë që ka hasur deri më sot, transmeton Periskopi.


“Kur fillova karrierën synova që të jem multimilioner”, tha Joshua për GQ.


“Të jesh milioner është mirë, por qëllimet tani janë më të larta. Nëse arrij të marrë 100-150 milion funta, pse të mos shkojë drejt miliardit? Njoh miliarderë dhe është e vështirë, por është edhe e mundur”, tha Joshua.

Sidoqoftë, britanezi do ta ketë shumë të vështirë ndaj legjendës Klitschko. /Periskopi/



