Dikur yll te United, tash në ‘fund të bunarit’!
Januzaj, lojtari që i parashikohej e ardhme e madhe, po vazhdon të bjerë.
Adnan Januzaj ishte 18-vjeçar, kur për herë të parë u paraqit për Manchester Unitedin. Ai fitoi Superkupën e Anglisë (Community Shield), më pas shënoi dy gola në ndeshjen e tij të parë si titullar në Premier League, dhe firmosi kontratë pesëvjeçare.
Atij i ishte dhënë fanella me numër 11 – që i kishte takuar ikonës Ryan Giggs – dhe madje edhe Anglia po e ndiqte djaloshin e ri, transmeton Koha Ditore.
“Ne i kemi sytë tek ai”, kishte thënë seleksionuesi i Anglisë, Roy Hodgson.
Tash, Januzaj është 22-vjeçar, i padëshiruar te Manchester Unitedi, i huazuar te Sunderlandi, dhe po fishkëllehet nga tifozët e kësaj skuadre që është duke bërë rrugën e paevitushme drejt rënies në Kategorinë e Dytë të Anglisë. Kështu cila është gjëja e radhës për Januzajn?



