Arbër Ismajli voton në Gjilan: Votuam me zemër e përgjegjësi për të ardhmen e qytetit

Arbër Ismajli voton në Gjilan: Votuam me zemër e përgjegjësi për të ardhmen  e qytetit

Kandidati për kryetar të Komunë së Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbër Ismajli ka votuar në shkollën fillore “Rexhep Elmazi”.

Ismajli ishte shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Të dashur qytetarë. Një ditë e veçantë për familjen tonë dhe për tërë qytetin e Gjilanit!

“Sot, bashkë me bashkëshorten time, Arta Berisha Ismajli, dhe djalin tonë, Art Ismajli, e ushtruam me krenari të drejtën tonë qytetare dhe kushtetuese, ku votuam me bindje, me zemër dhe me përgjegjësi për të ardhmen e qytetit tonë”, ka shkruar Ismajli.

Ai ka thënë se ky është një moment që shpreh besimin tonë në demokraci, në vlerat e pjesëmarrjes dhe në fuqinë e secilit qytetar për ta përcaktuar drejtimin e Gjilanit për katër vitet e ardhshme.

“Votuam me ndjenjën më të pastër të dashnisë për vendin tonë, për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për një qytet që ecën përpara me përplot dinjitet, zhvillim dhe mirëbesim.Ftoj çdo qytetar të bëjë të njëjtën gjë, të dalë, të votojë dhe të jetë pjesë e kësaj dite të madhe qytetare të demokracisë së vendit tonë. Sepse, çdo votë e tyre është zëri i Gjilanit që beson në të ardhmen tonë.Le ta shënojmë këtë proces me dinjitet, me qetësi dhe me bindjen se përmes pjesëmarrjes sonë, forcojmë demokracinë dhe të ardhmen e Gjilanit tonë të dashur.Faleminderit shumë të gjithë qytetarëve të Gjilanit!”, ka shkruar Ismajli.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: