Kusari: Manipulimi i fotos së Berat Buzhalës me AI është nxitje e pastër e urrejtjes ndaj tij
Juristja e mediave, Flutura Kusari ka thënë se manipulimi i fotos së Berat Buzhalës përmes inteligjencës artificiale përbën nxitje të urrejtjes dhe dehumanizim të gazetarëve, raporton Periskopi.
Ajo në një postim në Facebook ka thënë se kjo praktikë rrit rrezikun e sulmeve fizike ndaj tyre, ndërsa kërkon trajtim urgjent nga prokuroria.
Postimi i plotw:
Manipulimi i fotos së Berat Buzhalës me AI është nxitje e pastër e urrejtjes ndaj tij dhe duhet urgjentisht të trajtohet nga prokuroria (më duket PSRK e ka kompetencë gjuhën e urrejtje).
Kështu dehumanizohen gazetarët ashtu që pastaj të bëhen target i lehtë i sulmeve fizike.
Nuk po e shpërndaj foton mos me kontribu në përhapjen e saj.



