Albin Kurti reagon: U bën thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve të ruajnë votat
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të hedhjes së votave nëpër komunat e Kosovës.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje komisionervëve dhe vëzhguesve që t’i ruajnë votat.
“Por, tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:
Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi.
Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara.
Por, tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve.



