Përparim Rama: Sot u vërtetua se programi ynë mori legjitimitetin e plotë për katër vitet që vijnë

Përparim Rama: Sot u vërtetua se programi ynë mori legjitimitetin e plotë për katër vitet që vijnë

Përparim Rama i LDK-së ka dalë në një konferencë për media bashkë me të parin e partisë Lumir Abdixhiku, nga e cila treguan se iu gëzuan rezultateve të zgjedhjeve lokale, anipse numërimi ende po vazhdon, shkruan Periskopi.

“Sot u vërtetua se projektet e mëdha dhe programi ynë për transfromimin e Prishtinës kanë marr jo vetëm mbështetje, por edhe legjitimitetin e plotë për katër vitet që vijnë. Sot qytetarët e Prishtinës dhanë një mesazh të forte dhe të qartë: ne duam zhvllim, vizion dhe transformim në një qytet metropolitian dhe të gjithë e dijnë se Prishtina është zemra e Kosovës është motorri I zhvillimit ne cdo fushë dhe si e tillë duhet të jetë fokusi I cdo qeverisje qendrore. Prishtina po trnasformohet dhe askush nuk mund ta ndalë”, tha Rama mes tjerash.

Shpërndaje në: