Përfundon numërimi në Fushë Kosovë: VV dhe LDK shkojnë në balotazh

Përfundon numërimi në Fushë Kosovë: VV dhe LDK shkojnë në balotazh
Ka përfunduar numërimi i votave për kryetar të komunës së Fushë Kosovës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Asnjëra nga partitë garuese nuk ka arritur që t’i fitojë votat e mjaftueshëm për të fituar garën qysh në raundin e parë të zgjedhjeve.

Kandidati i VV-së Valon Prebreza ka arritur të marrë 45,14%, ndërsa ai i LDK-së, Besnik Osmani 36,62%.

Me këtë rezultat në balotazh kanë shkuar LVV dhe LDK. /PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: