Çeko e bën punë të kryer fitoren në Prishtinë: Do të qeverisë me përgjegjësi
Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeko ka dal në konferencë për media pak para përfundimit të numërimit të votave nga KQZ, shkruan Periskopi.
“Cka unë mund të iu siguroj nga tash, fjalën bllokadë nuk do ta përdori gjatë qeverisjes time, nuk do të arsyetohem atëhërë kur nuk do të mund ta shtyej një punë përpara, do ta marr përisiper përgjegjësinë. Unë do të qeverisë me përgjegjësi, me ftesë për bashkëpunim dhe për përpjekje për konsesus, mirëpo aty ku nuk do të kem sukses nuk do t’ia faturoj tjetër kujt dështimin por do ta marr përgjegjësin vetë”, tha mes tjerash Çeko.



