Kurti fton Prokurorinë për hetime: S’bëhet fjalë për huqje në Mitrovicë, por ndërhyrje flagrante
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është shprehur i pakënaqur me raportimet e djeshme për komunën e Mitrovicës së Jugut, lidhur me rezultatet në zgjedhje, raporton Periskopi.
Ai tha se Exitpollet e prezantuara dhe në raportimet për fitues para mbylljes së vendvotimeve, nuk bëhet fjalë për huqje por për ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor.
“Ajo që ndodhi më 12 tetor rreth raportimeve për Mitrovicën, duhet hetuar e hulumtuar. Nuk bëhet fjalë për huqje, por për ingjiniering të paramenduar, ndërhyrje flagrante në proces. Exit Pollet e prezantuara gabimisht me 16% dallim nga më shumë se një organizatë, për të njëjtën komunë, postimi i lajmeve të rreme se kush ishte fituesi ende pa u mbyllur vendovtimet, nuk janë thjeshtë huqje, është cenim i demokracisë, zgjedhjeve të lira, integritetit e sigurisë. I ftoj organet e sigurisë e drejtësisë të merren me këtë çështje”, tha Kurti.



