Kurti për zgjedhjet parlamentare: Gatishmëria jonë është e plotë, por plani ynë është për qeverinë Kurti 3

Kurti për zgjedhjet parlamentare: Gatishmëria jonë është e plotë, por plani ynë është për qeverinë Kurti 3

Kreu i VV’së, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media, pas zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje, shkruan Periskopi.

I pyetur se a është gati për zgjedhjet e jashtëzakonshem Kurti tha se po bëhet gati për qeverinë Kurti 3.

“Nëse nuk ka qeveri Kurti 3, padyshim se jemi gati për zgjedhjet e reja parlamentare. LVV është shembull sesi organizohen njerëzit për të mirën kombëtare, gatishmëria jonë është e plotë, por plani ynë është për Qeverinë Kurti 3, për këtë po përgatitemi ne dhe për këtë duhet të përgatiten edhe të tjerët”, tha ai para gazetarëve.

Në konferencën për media, ai tha se dita e fundit për ta prezantuar kabinetin e ri qeveritar, është 26 tetori.

“Dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca e kuvendit ku u prezantoj kabinetin e ri qeveritar, është 26 tetori. Shumë shpejt, qysh në këtë javë do të fillojmë komunikimin dhe bisedat për qeverinë qendrore”.

Kurti fton Prokurorinë për hetime: S’bëhet fjalë për huqje në Mitrovicë, por ndërhyrje flagrante

Shpërndaje në: