Çitaku: Ia dolëm, PDK forca e parë politike në vend me 208 asambleistë anembanë Kosovës

Çitaku: Ia dolëm, PDK forca e parë politike në vend me 208 asambleistë anembanë Kosovës

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se PDK po udhëheqë me numrin e madh të asambleistëve në gjithë vendin. 

“Me rreth 97% të vendvotimeve të procesuara, PDK del forca e parë politike në vend me 208 asambleistë anembanë Kosovës dhe mbi 175.000 vota.

Ky rezultat është dëshmi e qartë se besimi i qytetarëve nuk fitohet me fjalë, por me punë, përkushtim e vizion”, shkroi ajo mes tjerash.

 

 

Postimi i plotë:

Përkundër çdo sfide, çdo pengese e çdo përpjekjeje për ta ndalur hovin tonë, ne ia dolëm 💪🇽🇰

Me rreth 97% të vendvotimeve të procesuara, PDK del forca e parë politike në vend me 208 asambleistë anembanë Kosovës dhe mbi 175.000 vota.

Ky rezultat është dëshmi e qartë se besimi i qytetarëve nuk fitohet me fjalë, por me punë, përkushtim e vizion.

Faleminderit secilit që u bë pjesë e këtij rrugëtimi.

Kjo është fitore e qëndrueshmërisë, e besimit dhe e vlerave që nuk lëkunden.

Vetëm përpara ❤️👊
#PDK191 #BashkëPërFitore

 

Shpërndaje në: