Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë / 13.10.2025 – 00:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve ndaj te dyshuarit qe gjendet ne kërkim policor.
· Podujevë / 13.10.2025 – 21:35. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. Si pasojë një viktime femër ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit të palëve të përfshira në rast në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedur të rregullt.
· Prishtinë / 13.10.2025 – 18:22. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar kishte dërguar mesazhe kërcënuese dhe thirrje telefoni ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe mbetet të hetohet.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë / 09.10.2025 – 20:00. Raportohet se I dyshuari mashkull kosovar ka kryer vepren e lartcekur ndaj viktimes femer kosovare. Lidhur me rastin eshte njoftuar prokurori kujdestar I cili ka urdheruar fillimin e hetimeve ndaj te dyshuarit qe gjendet ne kerkim policor.
DHUNË NË FAMILJE
Rahovec / 13.10.2025 – 13:00. Raportohet se I dyshuari mashkull kosovar, dyshohet ne gjendje te dehur ka kryer vepren e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.



