3 shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër (Foto)
Shqiptarët kanë shkëlqyer këtë javë në Superligën e Zvicrës në futboll.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli ka shkëlqyer me skuadrën e tij Lozana, ku shënoi edhe një supergol.
Kjo paraqitje e mirë e tij ka bërë që ai të jetë pjesë e formacionit të javës të përzgjedhur nga Blick.ch.
Ai nuk është shqiptari i vetëm në këtë formacion, pasi aty janë edhe dy lojtarët e Luganos, Armando Sadiku dhe Ezgjan Alioski.
Sadiku shënoi një gol, ndërsa Alioski shëno het trik në fitoren 4:2 të Luganos.




