Mascherano e pranon: Nga këta lojtarë të Juventus kemi frikë

Mascherano e pranon: Nga këta lojtarë të Juventus kemi frikë

Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano e ka pranuar se do të jetë një sfidë e vështirë në Torino, kundër Juventusit.

Skuadra katalunase përballet me kampionin e Serie A, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën në mbrëmje.

Ndërsa, ylli argjentinas e pranon se skuadra nga Italia ka dy super futbollist si Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain dy lojtarët bashkëvendës.

“Dyabala dhe Higuain janë super sulmues. E di këtë shumë mirë. Ne duhet të kemi një fokus special për ata”, ka thënë Mascherano.

Juventusi nesër paraqitet pas fitores në Ligë, ndërsa Barcelona pas humbjes turpruese ndaj Malagas.

Shpërndaje në: